Hapet Seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
Prishtinë, 19 gusht - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Ramë Buja, ka marrë pjesë sot në hapjen e punimeve të Seminarit XXXII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Në fjalën e tij, ministri Buja tha se seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën është ëmblemë e gjithë shqiptarisë.
\"Ky seminari i gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare është padyshim emblemë jo vetëm e fakultetit dhe universitetit, por edhe e gjithë shqiptarisë. Përveçqë ky seminar ka prodhuar njohuri për miqtë tanë nga bota për traditën, kulturën, etnosin, historinë shqiptare, ka krijuar edhe ambasadorët e Kosovës në botë për të vërtetën, për shqiptarët dhe realitetin e Kosovës\", ka thënë në fjalën e tij ministri Buja.
Ndërkaq Sedat Kuçi, dekan i Fakultetit të Filologjisë, tha se ky seminar në dekada të tëra ka afirmuar vlerat tona gjuhësore e letrare e kulturore në mbarë botën, por edhe ka marrë nga të tjerët pjesëmarrës, studiues të gjuhës shqipe që vijnë nga shtetet më të zhvilluara të botës.
Ndryshe, sot në Prishtinë ka filluar seminari i XXXII Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, ku po marrin pjesë gjuhëtarë, punonjës shkencorë dhe akademik nga shumë vende të botës.
Gjatë ditëve në vijim seminaristët do të kenë rast të marrin pjesë në sesione shkencore të gjuhësisë, të letërsisë si dhe të ndjekin edhe kurse të gjuhës shqipe.