21 Prill 2025

Hapet Pavijoni i Kosovës në Venedik

Prishtinë, 11 maj - Në Bienalen Ndërkombëtare të Artit në Venedik, në edicionin e 57, sivjet po merr pjesë edhe Kosova, duke u përfaqësuar nëpërmjet artistit me famë botërore, Sislej Xhafa, i cili është autori i veprës “Lost and Found”, ku trajton temën e të zhdukurve në luftë, vepër kjo që po përcillet nga shumë artdashës dhe me një vëmendje të madhe nga media ndërkombëtare.  

Në ceremoninë e hapjes së kësaj ngjarje të madhe të artit mori pjesë një delegacion i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i kryesuar nga zëvendësministri Rexhep Hoti, ku ishte e pranishme ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, Prenk Gjetaj nga Komisioni Qeveritar për të Zhdukurit, si dhe ministria e Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro.

Pavijoni i Kosovës është hapur për vizitorë nga artisti Sislej Xhafa, i cili ishte i shoqëruar nga kuratorja Arta Agani dhe komisioneri Valon Ibraj. Prezantimi i Kosovës në këtë edicion është bërë i mundur në saje të përkrahjes së Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)