21 Prill 2025

Hapet panairi i shkencës dhe kulturës 2014

Mitrovicë, 5 maj - Këshilli i Nxënënsve të Gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë në bashkëpunim me Community Building Mitrovica organizojnë hapjen e “Panairit të Shkencës dhe Kulturës 2014”, që do të mbahet në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica’’ në Mitrovicë.

Panairi i Shkencës dhe Kulturës tradicionalishtë organizohet nga viti 2005 dhe është inicuar nga grupi i të rinjëve nga Gjimnazi “Frang Bardhi” në Mitrovicë, me pjesëmarrjen e të gjitha shkollave të mesme nga Mitrovica, Vushtrri dhe Skenderaj.

Për tri ditë me radhë Qendra e Kulturës ,,Rexhep Mitrovica’’ në Mitrovicë do të shëndërrohet në vatër të shkencës dhe kulturës duke mbledhur gjithë nxënësit e këtij qyteti dhe rrethinës.

Panairi është bërë tradicional falë angazhimit të nxënësave të vullnetshëm që me punën e tyre dhe mbështetjen e donatorëve ndër vite kanë treguar që është një organizim i sukseshëm dhe i mirëpritur nga nxënesit, profesorët si dhe nga të gjithë ata që e kanë vizituar panairin në të kaluarën.

Panairi i Shkencës dhe Kulturës 2014 mbështete nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Mitrovicë, IBCM si dhe disa biznese private nga Mitrovica.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)