29 Maj 2023

Hapet konkurs për kompozimin e melodisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Prishtinë, 12 maj - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur konkurs për kompozimin e melodisë së institucionit.

Melodia e KQZ-së do të jetë e përhershme, indentifikuese e institucionit dhe informatat të cilat do të transmetohen dhe publikohen në audio apo video, do të shoqërohen me këtë melodi.

Kjo melodi, duhet të ketë një ritëm dhe tingull unik dhe original, që tregonin domëthënien dhe misionin e KQZ-së. Po ashtu, kompozimi nuk duhet të jetë i ngjashëm me ndonjë melodi apo këngë të cilitdo vend, parti politike apo institucion tjetër të Republikës së Kosovës.

Të gjitha detajet për konkursin, i cili do të jetë i hapur deri më 5 qershor 2023, janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së, www.kqz-ks.org (Njoftime > Mundësi punësimi > Konkurset e hapura) apo në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/konkurset-e-hapura/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)