21 Prill 2025

Hapet ekspozita me punime të nxënësve të shkollave të Prishtinës

Prishtinë, 16 shkurt - Drejtoria e Arsimit në Komunën e  Prishtinës në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, sot në objektin e Galerisë së Fakultetit të Arteve, do hapë ekspozitën me punime të nxënësve të gjitha shkollave të Komunës së Prishtinës.

Në këtë ekspozitë, secili institucion edukativo-arsimor do përfaqësohet me nga tre-katër punime të punuar nga nxënësit e shkollave të tyre.

Qëllimi i këtij aktiviteti është stimulimi i  nxënësve për t’u marrë me art dhe  ekspozimi i punimeve të tyre,  , por  edhe  krijimi i një kulturë të vizitës së ekspozitave  nga ana e nxënësve dhe në përgjithësi vetëdijësimi në këtë fushë.

Planifikimi dhe organizimi i ekspozitës me rastin e shënimit të  nëntë vjetortit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës është realizuar në koordinim  me drejtuesit e Fakultetit të Arteve dhe drejtuesit e institucioneve edukativo-arsimore dhe do jetë e hapur për vizitorët nga data 16 deri 19 shkurt 2017.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)