Hapet ekspozita me piktorë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova
Mitrovicë, 3 qershor - Ka përfunduar aktivitete Kolonia mbarëkombëtare Mitrovica art colony, me artistë nga Shqipëria, Maqedoni dhe Kosova. Në koloni morën pjesë rreth 30 artistë nga Durrësi, Tirana, Tropoja, Kumanova dhe qytete tjera të Kosovës.
Kolonia ka filluar më 30 maj, ndërsa që piktorët kryesisht kanë pikturuar në ambientet e Qendrës së Kulturës Rexhep Mitrovica, në Mitrovicë, motive të ndryshme dhe pjesë të lagjeve të qytetit, si dhe modele me veshje kombëtare.
Në mbrëmjen e ditës së katërtë, pra të hënën, në orët e mbrëmjes, në Qendrën e Kulturës Rexhep Mitrovica, në Mitrovicë, është hapur ekspozita me punimet e bëra gjatë aktiviteteve të kolonisë.
Nënkryetari i komunës, Safet Kamberi, tha në fjalën e tij përshëndetëse, se shpreh konsideratën dhe mirënjohjen e tij të thellë për organizmin e kësaj ekspozite e të Kolonisë së piktorëve dhe për piktorët pjesëmarrës, të cilët me qëndrimin e tyre në qytetin e bukur të Mitrovicës, i kanë nderuar qytetarët, por edhe artin e kulturën mitrovicas në përgjithësi.
Jam i bindur se piktorët e shkëlqyer nga pothuaj të gjitha trojet tona etnike, gjatë qëndrimit në qytetin buzë Ibrit, ashtu sikur edhe më parë, duke qëndruar në Mitrovicën e bukur, janë frymëzuar nga realiteti dhe përditshmëria aktuale dhe kanë krijuar vlera të mirëfillta artistike, të cilat do i shijojmë edhe ne pas pak çastesh. Besoj se projektet e këtilla kulturore-artistike përveç që kanë për qëllim nxitjen e komunikimit kreativ përmes pikturës, ato ndikojnë pa shmangshëm edhe zbulimin e talenteve dhe afirmimin e krijuesve të rinj dhe gjetjen e vlerave të reja në lëmin e pikturës dhe të kulturës mbarëkombëtare në përgjithësi, tha ai.
Nënkryetari Kamberi shprehu bindjen se mesazhi i kësaj ekspozite është I qartë: që misioni I juaj të kontribuoj në integrimet mbarëkombëtare. Duke ju dëshiruar edhe njëherë artistëve qëndrim të këndshëm në qytetin e kulturës të Mitrovicës, ai uroj që takimet e këtilla të prodhojnë velar gjithnjë e më të mira artistike.
Ndërsa, Buron Kaceli, piktor nga Tirana, duke folur në emër të kolegëve të tij pjesëmarrës në koloni, duke shfrytëzuar maksimalisht kohën dhe duke punuar me përkushtim, sot po hapet një ekspozitë dinjitoze për nga vlerat, pasi që krijuesit kanë sjell eksperiencat e tyre artistike që shquhen për nga formimi I tyre dhe shkollat ku kanë studiuar.
Në këtë mënyrë ekspozita është e pasur, jo thjeshtë për nga gjinitë artistike, si peizazhi, natyra e qetë, portreti, figura e kompozuar, kompozimi, por edhe nga këndvështrimi konceptual artistik e botëkuptimor. Nëse do të bënim një grupim për nga koncepti, mendoj që mund të dallonim tre drejtime kryesore, të cilat natyrisht nuk ndahen si me thikë, që janë artistët që e laborojnë artin tradicional shqiptarë, grupimi tjetër I drejtimit konceptual, si dhe ai I artit abstrakt, tha Kaceli.
Sipas tij, të drejtimit të parë figurativ modern janë artistët Tafil Pei-Boletini, Gani Sadiku, Zaim Elezi, Shefqet Abrazhda, Emjona Nako, Shyqyri Çeliku, Sabri Behramaj, Skënder Muja, Kushtrim Istrefi, Bedri Islami, Aneta Hasani e Buron Kaceli; për një pikturë kopnceptuale, artistët Abdullah Gjongecaj, Zenel Avdiu, Flora idrizi, Bedri Islami, Armend Ademi dhe Xhafer Peci me fëmijët; si dhe drejtimin e një arti apstrakt: Ardiana Puleshi, Skënder Idrizi, Vlora Peci, Ibo Avdiu e Halit Barani.
Bukurija dhe vlera e kësaj ekspozite është larmia konceptuale, diversiteti i formimit artistik të krijuesve që me gjithë diferencat në lrminë e tyre, përbëjnë një të të rë me mjaftë vlerë që është bashkimi I artistëve nga treva të ndryshme të hapësirës mbarëshqiptare. Ne artistët I kemi paraprirë bashkimit kombëtarë dhe duke punuar së bashku po shkojmë dita-ditës drejt rritjes së nivelit artistik. Në këtë kuadër, ky aktivitet që u kurorëzua me këtë ekspozitë shënon një vlerë ët shtuar, tha Kaceli.
Ne fund, kryetari I SHAF të Mitrovicës, Tafil Peci dhe nënkryetari I komunës, Safet Kamberi, ndanë mirënjohje për pjesëmarrësit në koloni..