Hapet ekspozita kushtuar Nënë Terezës, “Shenjtorja shqiptare, letërkëmbimet”

Prishtinë, 26 gusht - Instituti i Historisë “Ali Hadri” nga Prishtina, në bashkëorganizim me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve - Shkup dhe Ipeshkvinë e Republikës së Kosovës, kanë përgatitur një ekspozitë me fotografi e dokumente të titulluar “Shenjtorja shqiptare nga Shkupi - korrespondenca”, që i kushtohet 107 vjetorit të lindjes, 20 vjetorit të vdekjes dhe 1 vjetorit të shenjtërimit të Shën Nënë Terezës.
Fjalë rasti do të mbajnë përfaqësuesit e tri institucioneve të lartpërmendura.
Ekspozita do të hapet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe do të jetë e hapur deri më 5 shtator 2017.