21 Prill 2025

Hapet ekspozita e 'Tregime urbane të mbështjella në rrollne'

Prishtinë, 23 mars - Galeria e Ministrisë së Kulturës së Kosovës sjellë ekspozitën e radhës të titulluar "Tregime urbane të mbështjella në rrollne" të artistes Mimoza Studenica.

Punën e saj artistike “mund ta shohim si një ndërlidhje me vokacionin e saj, dizajnin që shpërfaqet natyrshëm si impakt i drejtpërdrejtë në tablo letrash filigrani”, shprehet kuratori i kësaj ekspozite Lorik Sylejmani, njëkohësisht artist vizual dhe kritik arti.

Kjo ekspozitë drejtohet dhe financohet nga Galeria e Ministrisë së Kulturës.

Ekspozita do të hapet sot duke filluar nga ora 19:00 dhe mbyllet me 15 Prill 2017 në Galerinë e Ministrisë së Kulturës së Kosovës në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)