Hapet ekspozita e gjashtë fotografëve të rinj kosovar

Prishtinë, 21 janar - Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian organizon Shtëpinë e Hapur me rastin e ekspozitës me fotografi të titulluar 6x6 të përzgjedhura nga fotografi i njohur, Hazir Reka.
Ekspozita pasqyron punën e gjashtë fotografëve të rinj kosovar: Fjollë Çunaku, Goran Gorana Đorđević, Arian Ramaj, Orhan Krasniqi, Arti Buza and Haris Alija, të cilët do të prezantojnë një seri të fotografive në kuadër të trashëgimisë kulturore duke ilustruar ritet kulturore dhe ceremonitë festive nga të gjitha komunitetet etnike të Kosovës.
Ekspozita është e mbështetur nga Culture for All-Faza III, projekt i financuar nga BE dhe e organizuar në bashkëpunim me Qendrën Informative dhe Kulturore të BE.