10 Maj 2024

Halle Berry ka marrë disa kërcënime me vdekje

Hollywood, 11 shkurt - Berry, fituese e një çmimi Oscar në vitin 2001 për filmin ‘Monster’s Ball’, ka deklaruar se ka marrë disa kërcënime me vdekje nga Robert Hokins, një burrë me probleme mendore i cili është arratisur javën e kaluar nga klinika ku ishte shtruar.

Halle Berry kërkon të largohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës sepse është e frikësuar për sigurinë e jetës së saj. Aktorja e ka paraqitur këtë kërkesë para një gjykatësi në Kaliforni.

Berry, fituese e një çmimi Oscar në vitin 2001 për filmin ‘Monster’s Ball’, ka deklaruar se ka marrë disa kërcënime me vdekje nga Robert Hokins, një burrë me probleme mendore i cili është arratisur javën e kaluar nga klinika ku ishte shtruar.

Sipas ‘TMZ’, Hoskins e ka kërcënuar aktoren se do i priste fytin me një thikë.

Përveç Hoskins-it, një tjetër person ka arritur të hyjë në shtëpinë e aktores vitin e kaluar. Policia arriti ta arrestojë atë pas tre javë kërkimesh, por tashmë ky burrë ka dalë nga burgu pas përfundimit të dënimit.

Halle Berry mendon se zgjidhja më e mirë për të është që të transferohet në Paris së bashku me partnerin e saj, Olivier Martinez.

Por, problemi qëndron se ish-partneri me të cilin aktorja ka një vajzë, Gabriel Aubry, e kundërshton këtë gjë sepse në këtë mënyrë ai do e kishte shumë të vështirë të takohej me vogëlushen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)