28 Prill 2024

Gwyneth Paltrow në “Walk of Fame”

Hollywood, 15 dhjetor - Gwyneth Paltrow ka marrë yllin e saj në “Walk of Fame” në Hollywood.

Aktorja fituese e çmimit Oscar me filmin “Sheakspeare In Love” në vitin 1998, u shpreh:

“Është shumë emocionuese idea se një ditë nipërit e mi do të vijnë këtu dhe do të shohin emrin tim të vendosur në këtë yll.”

Edhe pse gjatë ceremonisë Paltrow nuk i shfaqi emocionet, ajo vetë pranoi: “Kur të futem në makinë do qaj me siguri.”

“Unë jam krenare që stërnipërit e mi, ku një ditë mund ta shohin emrin tim në këtë shesh. Mendoj se duhet të shkoj në makinë dhe të qaj. Kjo do të thotë aq shumë për mua, të shoh gjithë këta njerëz që më duan dhe të cilët kanë qenë mbështetës për mua. Unë ndihem aq e nderuar, nuk po mund ta besoj. Ky qytet është pjesë e zemrës dhe shpirtit tim. Nuk mendoj se do të isha këtu po që se nuk do të më shtynte familja”, u shpreh Paltrow.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)