19 Prill 2024

Gratë nga misione të ndryshme diplomatike mblidhen përreth gotës së verës

Rahovec, 8 mars - Sot pranë verarisë Stone Castle në Rahovec është kremtuar Dita Ndërkombëtare e Gruas, nën moton “Në jetën e çdo gruaje, arrin momenti kur gjëja e vetme që ndihmon është një gotë e verës”.

Dita Ndërkombëtare e Gruas, përveç punonjësve të Kompanisë, i gjeti të mbledhura përreth gotës së verës edhe gra dinjitarë nga misione të ndryshme diplomatike dhe organizata ndërkombëtare në Kosovë, së bashku me përfaqësueset nga shoqëria civile.

Në event ishte e pranishme edhe Zonja Atifete Jahjaga, Presidentja e katërt e Republikës së Kosovës.

Gjatë mbledhjes dhe drekës tradicionale, gratë diskutuan rreth temave dhe çështjeve të ndryshme që lidhen me pozitën e gruas, si nga këndvështrimi i punësimit, ashtu edhe për nga pozitat e punës, që në ditët e sotme për fat të keq në shoqërinë kosovare ende nuk gëzojnë nivelin e duhur.

“Stone Castle”, e privatizuar në vitin 2006 nga ana e biznesmenit kosovar-amerikan z. Rrustem Gecaj, në ditët e sotme gëzon reputacion ndërkombëtar për shkak të investimit të madh në teknologji bashkëkohore të prodhimit dhe të cilësisë së padiskutueshme të produkteve.

Përveç kësaj, njihet si kompani më e madhe prodhuese e produkteve alkoolike në Kosovë dhe botërisht është e njohur dhe e shpërblyer me çmime të ndryshme për cilësinë e verës.

Ajo që e karakterizon dhe shquan është edhe punësimi i numrit të konsiderueshëm të grave në poste udhëheqëse dhe në administratë.

Qëllimi i mbledhjes së sotme ishte që të dëshmohet se bota e verës, në çdo aspekt, i përket edhe gruas, duke filluar nga vjelja e rrushit e deri tek degustimi.

Me urimin që ky lloj i mbledhjeve të shndërrohet në tradicionale, duke promovuar vlera, tradita dhe cilësi, do duhej të theksohet sa më shumë roli i gruas në promovimin e produkteve vendore.
        
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)