Gjashtë filma me premierë kombëtare në DokuFest

Prishtinë, 5 gusht - Këtë vit në festivalin e madh DokuFest do të prezantohen 228 filma e ndër ta do të jepen premierë kombëtare gjashtë filma të mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
Filmat që do të shfaqen janë: \"Shok\" nga Jamie Donoghue, \"Të Pafajshmit\" nga Amir Vitija, \"Çlirimi\" nga Burim Haliti, \"Cheers\" nga Norikë Sefa, \"Kali\" nga Yll Çitaku dhe Alban Ukaj si dhe filmi \"Dita e Pensionimit\" nga Fisnik Muji.
Në konkurrencën ndërkombëtare janë filmat \"Shok\" dhe \"Cheers\" ndërsa në konkurrencën kombëtare janë \"Çlirimi\", \"Kali\", \"Dita e Pensionimit\", \"Të Pafajshmit\".