19 Maj 2024

Gisele Bundschen lind vajzë

Hollywood, 8 dhjetor - Gisele Bundschen ka lindur një vajzë. Top-modelja braziliane solli në jetë mbrëmjen e së martës vogëlushen Vivian, fëmijën e dytë me bashkëshortin Tom Brady, yll i futbollit amerikan.

Cifti ka një djalë 2-vjeçar, ndërsa Brady ka edhe një djalë 5-vjeçar me ish të dashurën e tij Bridget Moynahan.

Gisele Bundschen kishte dëshirë që të bëhej me vajzë, por kishte refuzuar të mësonte gjininë e fëmijës gjatë shtatzënisë.

Modelja 32-vjeçare, e cila ka qenë e lidhur me aktorin Leonardo DiCaprio para se të njihej me Tom Brady, kishte thënë më parë se do i pëlqente shumë një familje me shumë fëmijë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)