04 Maj 2024

George Michael shtrohet në spital

Londër, 24 shtator - Telashet me shëndetin nuk kanë kursyer as këngëtarin George Michael. Tabloidi britanik “The Sun” raporton se ai është shtruar në spital pasi vuan nga pneumonia.

Mësohet se këngëtari 48-vjeccar ka disa javë që është sëmurë. Mjekët e kanë diagnostikuar atë me pneumoni dhe e kanë urdhëruar që të qëndrojë i shtruar në një spital në Vjenë pasi ka të domosdoshëm qëndrimin nën kujdesin e mjekëve për të tejkalur problemin shëndetësor i cili nëse nuk kurohet mirë mund të rezultojë fatal për karrierën e tij.

Kjo e ka detyruar këngëtarin që të anulojë një shfaqje të parashikuar të mbahen këtë fillimjavë.

Por koncerti i së hënës nuk është i vetmi i anuluar. Edhe koncertet që do të mbaheshin në Strasbourg të Francës dhe dy të dy të tjerë në Cardiff të Mbretërisë së Bashkuar janë shtyrë për një afat të papërcaktuar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)