19 Prill 2024

George Michael qan pas hekurave të burgut

Londër, 18 shtator - George Michael ka nisur të vuajë dënimin me 8 javë pas hekurave për shkak se u cilësua fajtor për një aksident për shkak të përdorimit të drogës.

Ashtu siç të gjithë mund ta parashikojnë, nata e parë pas hekurave nuk ka qenë e lehtë për këngëtarin britanik, i cili është izoluar në anën e pedofilëve dhe ngacmuesve seksualë.

Sipas gazetës \" The Sun\", George ka qarë, ndërsa komshinjtë e qelive ngjitur kanë kënduar këngët e tij më të njohura.

Michael ndodhet në burgun e Pentonville të Londrës dhe sapo ai ka mbërritur në burg është pritur nga koret e këngëve të tij si \"Faith\" e \"Freedom\". 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)