30 Prill 2024

Gati filmi biografik i Michael Jackson

Hollywood, 27 tetor - “Michael Jackson: Jeta E Një Ikone”, është ky titulli i filmit biografik që do të realizohet mbi yllin e popit dhe që është realizuar nga David Gest.

Në Evropë ky film pritet të dalë në sallat e kinemasë gjatë muajit nëntor.

 “Ky film është shumë prekës. Filmi më në fund do të bëjë që njerëzit të kuptojnë se kush ishte realisht Micheal, përtej botës së muzikës” ka theksuar e ëma e Michael, Katherine.

Për publikimin e këtij filmi, do të mbahet një event në Londër, më 2 nëntor në Empire Leicester Square, në të cilin do të jetë e ftuar dhe familja Jackson.