Galeria Kombëtare prezanton kuratorin Alfredo Cramerotti

Prishtinë, 24 korrik - Në kuadër të programit të ligjëratës dhe debatit Galeria Kombëtare e Kosovës bën sot prezentimin publik të kuratorit të mirënjohur Alfredo Cramerotti.
Sivjet Alfredo Cramerotti është kurator i edicionit të 15 të ekspozitës së fotografisë, çmimit Gjon MIli.
Alfredo Cramerotti është Kurator, Shkrimtar, publicist, transmetues dhe organizator i artit bashkëkohor, filmit, videos, performansës, fotografisë, si dhe formateve mediale.
Prej vitit 2011 ai është drejtor I Qendrës për art Vizual MOSTYN, institucionit kryesor për art bashkëkohor në Uells,si dhe punon si kurator kryesor në APT Global. Ai përmbush punën e tij në Uells me pjesëmarrje aktive në botën vizuale të artit.
Gjatë disa viteve të fundit kuroi EXPO VIDEO në Çikago, tre pavijone kombëtare në Bienalen e Venecias (Mauritius në vitin 2015, Uells dhe Maldive në 2013), dhe bienale si Sekuencat VII dhe Manifesta 8 në Spanjë.
Cramerotti është hulumtues ne ECPR- Qendrën Europiane për Hulumtim të Fotografisë, Universiteti I Uellsit Jugor, si dhe ligjërues i përkohshëm në shumë universitete evropiane dhe amerikane, njekohësisht duke publikuar dhe adresuar publikut.
Është kontribues i Kybernein, njësisë kulturore hulumtuese dhe bashkëthemelues i AGM Culture, agjencionit shëtitës kuratorial dhe CPS Kthina e Sekreteve Publike, një kolektiv produksioni për art dhe media. Poashtu është redaktor tek seria e librave Fotografia Kritike nga Intellect. Publikimet e tija janë: Aesthetic Journalism: How to inform without informing (2009), Unmapping the City: Perspectives of Flatness (2010) si dhe së shpejti Forewords to the Hyperimage (2017).