18 Maj 2024

Gabriel Johnson me albumin e tij të ri

New York, 3 shkurt - Gabriel Johnson është një trumpetist i ri, i cili nga kritika është krahasuar me muzikantin e famshëm amerikan Miles Davis.

Ai ka hedhur në treg albumin me titull “Introducing Gabriel Johnson”,  në të cilin ka krijime origjinale si dhe pjesë të tjera  të famshme ku ndihet mënyra e tij origjinale e interpretimit.

Ndërsa Mile Davis ishte një prej muzikantëve me më shumë ndikim në krijimtarinë e Gabriel Johnsonit, një tjetër personalitet i artit ishte ai që e ndihmoi të niste karrierën e tij si solist; ai ishte regjizori dhe adhuruesi i muzikës jazz Clint Eastwood.

Gabriell thotë se ka bërë një përshtypje të mirë herën e parë që shkoi në shtëpinë e Clint Eastwoodit në Karolinë e Veriut.
 
 “Ai ishte i lezetshëm dhe the më tha “ Ti ke një tingull shumë të mirë”. Do të vish nesër përsëri, pasi unë po punoj me një film dhe mendoj se ti mund t’a realizosh muzikën e tij”.

Unë i thashë “po patjetër”. Ai interpretoi temën muzikore që tashmë është muzika e filmit Changeling. Kështu nisa të shkoj për një muaj në shtëpinë e tij , por melodia që krijuam ditën e parë ishte ajo që vendosëm në fund për filmin”.
 
Gabriel e njohu muzikën jazz që kur ishte në Salinas, të Kalifornisë. Gjyshja e tij e inkurajoi atë që të dëgjonte muzikën e Dizzy Gillespie dhe Freddie Hubbard, dhe ajo e mbështeti vendimin e tij për t’u bërë muzikant.

Mbasi u diplomua nga Konservatori i Muzikës në Nju Ingland, ai u rikthye në Kaliforni për të punuar me disa artistë të muzikës jazz dhe R&B, mes tyre edhe trompisti Chris Botti.
 
 “Unë i dedikoj gjith karierën time dhe njohuritë e mia në muzikë këshillave që ai më ka dhënë mua dhe miqësisë tonë”.
 
Albumi i parë i Gabrielit ka këngë dhe insturmentale origjinale. Por, ai vendosi tingullin e tij origjinal në melodi të  Robert Flack apo grupit Radiohead, si dhe tek melodia melankolike “Summertime”.
 
“Që nga momenti që zgjohem e deri sa shkoj të fle unë merrem vetëm me muzikë, por për mua nuk është thjesht punë. Ndoshta dikujt mund t’i duket monotoni që të interpretosh në një instrument gjithë ditën por për mua është diçka shumë e mirë”.
 
Për më shumë informacione rreth albumit të Gabriel Johnsonit me titull “Introducing Gabriel Johnson”, vizitoni faqen e tij të internetit

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)