04 Maj 2024

Fustani i Winehouse në ankand

Londër, 10 nëntor - Fustani i Amy Winehouse të cilin ajo e kishte veshur në kopertinën e albumit “Back to Black” pritet të arkëtojë 10 mijë deri në 20 mijë paund kur do të jetë në ankand në fund të muajit.

Këngëtarja e mori fustanin nga dizajnerja tajlandeze Disaya, kur ishte një artiste relativisht e pa njohur dhe pikërisht këtë fustan ajo e përdori për dukjen e saj në albumin “Back To Black”.

Kerry Taylor, agjenti i shitjes në ankandet më të mëdha britanike e vlerësoi fustanin si 10 mijë deri në 20 mijë paund, me gjasa për t`u shitur edhe më shtrenjtë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)