30 Prill 2024

Fustani i Merilyn Monroe shitet për 504 000 dollarë

Pekin, 24 tetor - Fustani ikonë i biondes më të famshme në botë, Marilyn Monroe është shitur për më shumë se 500 000 dollarë.

Fustani tërhoqi vëmendjen pasi u vesh nga Monroe në filmin ′River of No Return′.

Ky fustan u shit në një ankand të zhvilluar në Kinë por nuk është bërë e ditur se kush është blerësi.

Verën që kaloi një tjetër fustan i Monroe u shit për 4.6 milion dollar. Bëhet fjalë për fustanin e famshëm të bardhë që ajo kishte veshur në filmin ′The Seven Year Itch′.