22 Prill 2025

Fox: Nuk mund t’u përkushtohem fëmijëve

Hollywood, 8 korrik - Megan Fox ka folur me gazetarët rreth familjes së saj, duke thënë se nuk ka kohë t’u përkushtohet maksimalisht dy fëmijëve që ka me aktorin Brian Austin Green.

Aktorja është nënë e dy djemve, ndërsa thotë se edhe pse përpiqet vazhdimisht nuk arrin tu plotësojë nevojat e tyre.

“Si nënë, e kam të vështirë se asnjërit nga ta nuk mund t’ia kushtoj qind për qind vëmendjen dhe për këtë ndjehem në faj. Kam frikë se në këtë mënyrë nuk do ta kuptojnë se sa të veçantë janë dhe sa i dua”- citon People fjalët e saj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)