Fotografët zbulojnë gjinjtë e Scherzinger

New York, 25 janar - Këngëtarja Nicole Shcerzinger, e cila bën pjesë edhe në jurinë e talent-show X Factor, la gjurmë në ceremoninë e National Television Awards me look-un e saj tejet provokues.
Teksa Shcerzinger parakalonte në tapetin e kuq, gjinjtë e saj thuajse u zbuluan, kur blicet e aparateve fotografikë e shndërruan fustanin e saj të zi në transparent.
Anëtarja e jurisë së X Factor tërhoqi vëmendjen e fotografëve dhe të pranishmëve në event me parakalimin e saj.
Blici verbues i fotografëve bëri që fustani i saj të kthehej në të tejdukshëm dhe në këtë mënyrë gjinjtë e Scherzinger u ekspozuan.
Por Nicole nuk u turpërua aspak ndaj këtij episodi, teksa vazhdoi të parakalonte e qetë mbi tapetin e kuq, duke vënë më në dukje stilin e saj të veshjes.
Në një foto tjetër, Nicole, duket se ka më shumë gishta në duar se njerëzit e zakonshëm, por ky ishte thjesht një efekt i kombinuar nga drita e fortë e tapetit të kuq dhe bliceve të aparateve fotografikë.