05 Maj 2024

Forbes: Gisele Bundchen “vlen” 45 milionë dollarë në vit

New York, 15 qershor - Gisele Bundchen pagëzohet top-modelja më e paguar në botë nga revista “Forbes”, me 45 milionë dollarë fitime vetëm brenda një viti, dhe konkretisht nag periudha 1 maj 2011 deri në 1 maj 2012.

Dhe nëse mendoni se qëkurse u bë nënë dhe solli në jetë djalin e saj me kampionin e futbollit amerikan, Tom Brady punon më pak apo paguhet më pak, e keni gabim dhe këtë e tregojnë më së miri shifrat me gjashtë zero të të ardhurave të saj.

Në vend të dytë si top modelja më e paguar renditet Kate Moss, duke qenë gjithsesi shumë larg të parës sa i përket fitimeve, ‘vetëm’ 9, 2 milionë dollarë, krahasuar me 13,5 milionë të një viti më parë.

Por duke pasur parasysh faktin se pas martesës së saj, Moss më tepër është ofruar si imazh i kompanive të ndryshme se sa si top-modele e mirëfilltë, edhe kaq fitime nuk janë keq.

Ndërsa Heidi Klum, edhe pse siguron fitime prej më shumë se 20 milionë dollarë në vit, nuk është renditur në listën e “Forbes”, duke qenë se është konsideruar më tepër si një personazh publik se sa si top-modele e mirëfilltë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)