05 Maj 2024

“Forbes”: Angela Merkel, femra më e pushtetshme në botë

New York, 25 gusht - Revista “Forbes” ka publikuar listën e 100 femrave më të pushtetshme në botë ku 10 vendet e para janë femrat nga bota e politikës dhe ajo e biznesit.

Në vendin e parë renditeti kancelarja gjermane Angela Merkel e cila vlerësohet nga Forbes falë udhëheqjes së vendit më të fuqishëm ekonomikisht të eurozonës dhe për ndikimin e Gjermanisë dhe të saj personal në politikat financiare në këtë kohë krize në Europë.

Në vendin e dytë renditet Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton, e cila vlerësohet për qëndrimet e mbajtura ndaj protestave në botën arabe.

Në vendin e tretë renditet presidentja e Brazilit Dilma Rusef e cila vlerësohet për rritjen e influencës politike globale të vendit të saj. Ndërsa në vendin e katërt radhitet biznesmenia Indra Noji, e cila vlerësohet për aftësinë e saj për gjetjen e tregut dhe për rritjen e shitjeve për kompaninë që drejton.

Në vendin e pestë renditet drejtoresha e rrjetit social Facebook Sheril Sandberg. Shumë besojnë se pas suksesit të pjellës së Mark Zurkerberg fshihet pikërsiht Sandberg. Largimi nga Google Inc. për tek Facebook ishte edhe “molla e sherrit” mes dy kompanive gjigande të internetit.

Në vendin e 6 renditet Melinda Gejts, bashkëthemeluese dhe bashkëdrejtuese e fondacionit “Bill & Melinda Gates”. Falë drejtimit të saj, fondacioni ka krijuar një imazh tepër pozitiv në SHBA duke tërhequr mjaft fonde për personat në nevojë.

Në vendin e 7 renditet Sonia Ghandi, Kryetarja e Partisë së Kongresit Kombëtar në Indi. Pavarësisht luhatjeve në hierarkinë drejtuese të Indisë, vazhdon të mbetet një ndër personat me më shumë influencë në vend.

Në vendin e 8 renditet Mishel Obama, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vlerësohet roli dhe sjellja model si bashkëshorte e presidentit të Amerikës, dhe natyrisht ka ndikimin e saj për cdo vendim të bashkëshortit.

Në vendin e 9 renditet Kristinë Lagarde, shefja e FMN-së. Pozicioni në krye të këtij institucioni, e rendit Lagard në vendin e 9 të femrave më të fuqishme në planet.

Në vendin e 10 renditet Irene Rosenfild,biznesmene amerikane. Fuqizimi tej mase i kompanisë nën drejtimin e saj, automatikisht fuqizoi edhe personalitetin dhe influencën e Rosenfild.

Surprizë për këtë klasifikim është këngëtarja Lady Gaga, që sipas Forbes renditet në vendin e 11 të 100 femrave më të pushtetshme në planet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)