18 Maj 2024

Filmi “Last Stand” rikthen aktorin Shwarzenegger

Hollywood, 28 janar - “Situata e Italisë dhe Spanjës në vitin 2013 do të jetë më e mirë krahasuar me 2012-ën. Masat janë më të forta dhe qeveritë përkatëse janë të bindura se duhet të bëjnë progrese konkrete”.

Kështu ka deklaruar drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, e cila megjithatë ka pranuar se zgjedhjet që vendet kanë përpara nuk favorizojnë stabilitetin.

“Për Spanjën dhe Italinë 2013-a do të jetë një vit i vështirë punë. Fondi parashikon për këtë vit sërish një GDP negativ, por rimëkëmbja do të vijë në 2014-ën”, ka shtuar Lagarde gjatë një debati në Davos.

Deklarata e Lagarde vjen pak ditë pasi FMN paralajmëroi për dobësimin e ripërtëritjes së ekonomisë globale, pavarësisht përpjekjeve të qeverive për të stimuluar rritjen. Ekonomia globale ka gjasa të rritet me ritme më të ngadalta se parashikimet në dy vitet e ardhshme, deklaroi organizata në raportin e fundit të saj.

Në dokumentin në fjalë thuhej se, pritet që eurozona të mbetet në reçesion gjatë vitit 2013, edhe pse më parë ishte parashikuar një rritje e ekonomisë së bllokut.

Edhe për Mbretërinë e Bashkuar janë reduktuar parashikimet, me FMN që vlerësoi se, problemet e vazhdueshme në zonën euro po ndikojnë në territorin britanik.

“Vendet e zonës së euros vazhdojnë të përbëjnë një rrezik të madh për rrënimin e ekonomisë globale. Në veçanti, rreziku i zgjatjes së stanjacionit do të bëhet edhe më i madh në momentin kur nuk do të kryhen reforma”, thuhej në dokument.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)