Filmi Home nominohet për çmimin e Akademisë Evropiane të Filmit

Prishtinë, 5 dhjetor - DokuFest fton gazetarët dhe mediumet në konferencën për shtyp ku do të prezantohet nominimi i filmit të shkurtër HOME për çmimin e Akademisë Evropiane të Filmit.
Filmi i shkurtë HOME është një produksion i përbashkët i Kosovës dhe Britanisë së Madhe, me Jack OConnell dhe Holliday Grainger në rolet kryesore, me regji dhe skenar të Daniel Mulloy.
Filmi është produksion i përbashkët i DokuFestit dhe filmi i parë kosovar i nominuar për çmimin prestigjioz EFA.
HOME është financuar dhe mbështetur nga Ekipi e Kombeve të Bashkuara në Kosovë UNKT, USAID, Fondacionet për Shoqëri të Hapur nga MB, si dhe me kontribut të Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës dhe shumë përkrahësëve të tjerë.