Filmi "Gjurmët në dritë të hënës" dëshmia më e mirë e trashëgimisë kulturore të qarshisë së Rozhajës

Rozhajë, 6 maj - Jeta e njerëzve të trevës së Rozhajës në fillim të shekullit XX është temë e frymëzimit për filmin dokumentar "Gjurmët në Dritë të Hënës". Filmi është duke u punuar aktivisht në disa lokalitete të Rozhajës nga produkcioni Artvizijafilm. Drejtor dhe skenarist i filmit është Eldar Lakota.
Drejtori dhe skenaristi Eldar Lakota tha se njohuritë dhe energjinë krijuese e ka drejtuar në ruajtjen dhe paraqitjen vlerave të Rozhajës në të gjitha sferat .
" E gjithë kjo është dëshmuar me video formate të ndryshme, si dhe fotografive, autor i të cilave jam unë . Këtë e kam bërë me qëllim për njerëzit që nuk e njohin Rozhajë dhe Roshajasit , të cilët kanë marrë pamje (kryesisht negative) qoftë përmes mediave të shkruara apo elektronike, ta përmirësoj atë dhe ta paraqes ashtu siç është, në mënyrë të drejtë " tha ai .
Lakota ka thënë se që nga koha e regjistrimit në Fakultetin e Arteve Pamore ka pasur dëshirë të paraqes trashëgiminë kulturore dhe historike të Rozhajës, e cila është unike në Mal të Zi.
"Duke iu falënderuar disa anëtarëve të ekipit për heqje dorë nga honoraret, vazhdimi i punës së filmit tash për tash nuk është në pikëpytje. Megjithatë, unë shpresoj se në fazat e mbetura Fondi për pakica kombëtare do ta përmbyllë financiarisht finalizimin, " thotë Lakota .
Filmi, nëse gjithçka shkon sipas planit, premiera duhet të shfaqet në vjeshtë, transmeton Novovrijeme.
/Ismet Azizi/