Festivali i filmit "This Human World", fitues dy fëmijë nga Kosova

Vjenë, 28 dhjetor - Juria e festivalit e formuar nga krijues, regjisor dhe aktor të njohur nga Austria, vendosën që filmi "We All Make The World Beautiful" nga Sllovenia, të shpërblehet me çmimin e parë në kategorinë e filmit të shkurtër dokumentar për të drejtat e fëmijëve.
Ndër aktorët që luajtën në ketë film ishin edhe vëllezërit nga Kosova Art dhe Lis Millaku të cilët kanë ardhur para katër viteve në Slloveni.
Në festivalin ndërkombëtare të filmit "This Human World" që organizohet çdo vit për të drejtat e njeriut në kuadër të Austrian Film Festival on Human Rights 2013, kishin konkurruar të rinjë nga Austria, Hungaria, Sllovakia, Sllovenia dhe Zvicra.
Në festival janë paraqitur 90 filma të metrazhit të shkurtër. Juria e festivalit e formuar nga krijues, regjisor dhe aktor të njohur të filmit nga Austria, vendosen që filmi "We All Make The World Beautiful" nga Sllovenia, të shpërblehet me çmimin e parë në kategorinë e filmit të shkurtër dokumentar për të drejtat e fëmijëve.
Ndër aktorët që luajtën në këtë film ishin edhe vëllezërit nga Kosova Art dhe Lis Millaku të cilët në Slloveni bashk me familjen kanë ardhur para katër viteve.
Po çfarë e bën ketë film të mrekullueshëm dhe të veqantë?
Së pari është ideja të cilën e trajton vet filmi: jetën e nxënësve emigrant në Slloveni të cilët vijnë nga vendet e ndryshme të botës e që kanë gjuhë dhe kultura të ndryshme. Mosnjohja e gjuhës, rrethi i huaj dhe ndryshimet në kulturë, ndikojnë që fëmijët e migruar të kenë vështirësi të mëdha në integrimin e tyre brenda shkollës dhe shoqërisë. Mesazhi kryesor që solli filmi slloven në ketë festival ishte se llojllojshmëria gjuhësore dhe kulturore e begaton botën dhe jetën tonë. Filmi ka bërë bujë në shoqërinë edhe mediat sllovene.
Në film aktruan nxënës të shkollës fillore Biçevje nga Lubjana, të cilët vinin nga vende të ndryshme: dy nga Kosova, një nga Bosnja, një nga Maqedonia, dy nga Kina, dhe një nga Tajlanda. Mësueset Alenka Fajfar Gnezda dhe Bernarda Avsenik ishin përkujdesur për idenë e filmit.
Nxënësit Art dhe Lis Millaku nga Kosova ( klasa 7 dhe 6 ), të cilët në Slloveni kanë ardhur para katër viteve, në film prezantojnë eksperiencën dhe peripecitë e tyre në shkollën sllovene. Sot ata ndihen krenarë për çmimin e fituar dhe sukseset që po i arrijnë në shkollë.
Ndarja e çmimeve u bë më 19.11.2013 në hapësirat e UNIS (United Nations Information Service ) në Vjenë. Fituesit i përshëndetën drejtori UNIS-it z. Janosa Tisovszky, pastaj zonja Ruth SchöffI ambasadore nga zyra e komisionit të lart për refugjatë (UNHCR) në Austri si dhe zonja Annabel Müller, përgjegjëse e festivalit This Human World Festival (THW).
/Shoqata e miqësisë shqiptaro-sllovene Dardania, Lubjanë/