18 Maj 2024

Fergie në pritje të fëmijës së parë

New York, 19 shkurt - Pas javësh të tëra spekulime, Fergie ka konfirmuar lajmin e mrekullueshëm se është në pritje të një fëmije.

Këngëtarja e Black Eyes Peas postoi në faqen e saj në Instagram një foto të përpunuar me Photoshop të saj dhe bashkëshortit Josh Duhamel kur ishin fëmijë, bashkë me diçiturën: “Josh & Unë & Fëmija bëjnë tre!!!”.

Bukuroshja 37-vjeçare është shfaqur së fundmi më e shëndetshme, sidomos në premierën e filmit të ri të Duhamel, “Safe Haven”, më 5 shkurt në Los Anxheles.

Një dëshmitar i këtij evenimenti tha se Fergie gjatë mbrëmjes nuk piu alkool, por vetëm lëng boronice të përzierë me “Red Bull”.

“Njerëzit e pyesnin nëse ishte shtatzënë dhe ajo përgjigjej duke qeshur dhe ndërronte temë. Ndërsa Josh kujdesej për të më shumë se kurrë”, tregoi dëshmitari.

Në një intervistë të dhënë në tetor për Oprah Winfrey, aktori i sagës “Transformers” u shpreh se dëshironte të kishte 5 fëmijë me Fergie, por bashkëshortja e tij e refuzoi këtë numër. “Ne e negociuam shifrën dhe vendosëm që 2 të ishte numri ynë”, sqaroi ajo.

Prindërit e ardhshëm, që u takuan kur grupi Black Eye Peas performoi në një episod të serialit të Duhamel “Las Vegas”, u martua në janar 2009 pas pesë vitesh lidhje. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)