Evolution Dance shënon Ditën Botërore te Vallëzimit

Prishtinë, 29 prill - Evolution Dance me rastin e Ditës Botërore të Vallëzimit organizon program kulturor e cila do të mbahet në amfietatrin e sheshit Zahir Pajaziti.
Kjo ditë i dedikohet qytetarëve të Prishtinës ku janë të ftuar të gjithë me moton Prishtina Vallëzon.
Evolution Dance bën prezentim i koregrafive nga shkolla vallëzimi të ndryshme si balet, valle popullore, vallëzime latine, modern, hip hop, zumba, etj, pastaj bën prezentim të koregrafive të ndryshme grupore, punëtori me qytetarët e Prishtinës si dhe animacione vallëzimi dhe performansa të rastit nga qytetarët e Prishtinës
Për nder të kësaj dite, në shumë vende të botës bëhen organizime të ndryshme nga shkollat e vallëzimit, profesionistë dhe amatorë, individ dhe grupe të ndryshme të artit të vallëzimit.
29 prilli - Dita Botërore e Vallëzimit është e shpallur dhe promovuar nga CID që nga viti 1982