02 Maj 2024

Eurovizion, Shqipëria eliminohet në gjysmëfinale

Prishtinë, 11 maj - Kënga e Aurela Gaçes “Feel the Passion”nuk fitoi mjaftueshëm vota për t’i siguruar vendin e finalistes në edicionin e 55-të të Festivalit Evropian të Këngës.  Kësisoj kënga me kompozim të Shpëtim Saraçit e tekst të Sokol Marsit ka dështuar që t’ua mbushë mendjen evropianëve që t’i japin vizën për në natën e së shtunës ku do të zgjidhet fituesi.

Gaçe, e cila ka dalë në skenë nën përcjelljen e tre zërave përcjellës, një bateristi dhe një kitaristi, para një dite kishte thënë se “Evropa do të na mbajë mend këtë vit”.

Nga gjithsej 19 shtete konkuruese sa u prezantuan në natën e parë gjysmëfinale, 10 prej tyre siguruan finalen: Serbia, Lituania, Greqia, Azerbejxhani, Gjeorgjia, Zvicra, Hungaria, Finlanda Rusia dhe Islanda.


Këtyre do t’u bashkëngjiten edhe dhjetë shtete të tjera që do të përzgjidhen në natën e dytë gjysmëfinale, të enjten,  teksa të shtunën do të mbahet finalja e madhe.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)