21 Prill 2025

Eurovizion, Rusia kërkon organizimin e një festivali rival

​Moskë, 14 maj - Disa deputetë rusë propozuan që të krijojnë një version të tyrin të Eurovizionit. Deputeti komunist, Valeri Rachkine, i kërkoi Rusisë që të largohet nga konkursi i Eurovizionit për të organizuar një kompeticion paralel, që do të quhet “Zëri i Euroazisë”.
 
“Ne duhet të largohemi nga ky konkurs, nuk mund të mbështesim më këtë çmenduri”, shtoi deputeti, i cituar nga agjencia “Interfax”.

Kisha ortodokse ruse vlerësoi nga ana e saj se “fitorja e transvestitit në Eurovizion ishte një hap më shumë drejt refuzimit të identitetit kristian të kulturës evropiane”, sipas zëdhënësit të saj Vladimir Legoida.

Me qindra rusë protestuan kundrejt fitores së Conchita Wurst . 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)