EULEX dhe SHKK shfaqin filmin e shkurtër “Ndryshimi”
Prishtinë, 17 nëntor - Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) do ta prezantojnë filmin e shkurtër “Ndryshimi”, i cili e përshkruan rrugëtimin rehabilitues të një të mituri në konflikt me ligjin.
Filmi është frymëzuar nga përvoja personale e njërit prej skenaristëve, i cili ishte në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan dhe i cili, pas lirimit të tij, arriti të riintegrohet me sukses në shoqëri.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, do të mbajnë fjalët hyrëse, ndërsa do të pasojë një diskutim në panel për rëndësinë e procesit të rehabilitimit dhe riintegrimit të miturve në konflikt me ligjin.