07 Maj 2024

Është përuruar libri më i ri i profesorit universitar dr. Veton Latifit

Prishtinë, 10 maj - Profesori universitar Veton Latifi ka publikuar librin e tij të radhës i cili titullohet “NATO-ja dhe BE-ja: Relacione të reja në menaxhimin e krizave” (i shkruar në gjuhën angleze).

Profesor Latifi në librin e tij ka nxjerr në pah vështirësitë në bashkëpunim në mes të Bashkimit Evropian (BE) dhe NATO-s në fushën e menaxhimit të krizave në Evropë dhe në fqinjësi të saj pas aspiratave ambicioze të BE-së, për një rol më udhëheqës të saj të synuar që nga hyrja në fuqi e Traktatit të Lisbonës.

Me librin e tij më të ri profesor Veton Latifi ka arritur t’i identifikojë perspektivat e relacioneve të ardhshme mes të NATO-s dhe BE-së dhe skenarët e potencialet e mundshme në menaxhimin e krizave në të ardhmen, si dhe propozon modelet konkrete për zhvillimin e relacioneve funksionale të ardhshme mes NATO-s dhe BE-së, duke sugjeruar njëkohësisht edhe konceptimet dhe agjendat e reja më reale të sigurisë ndërkombëtare.



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)