10 Maj 2024

Emma Watson në filmin “E bukura dhe bisha”

Hollywood, 15 shkurt - Emma Watson është shumë pranë arritjes së marrëveshjes për të qenë protagonistja kryesore të një nga përrallave më të pëlqyera nga fëmijët. Aktorja britanike, e bërë e famshme falë sagës së Harry Potter, është në bisedimet e fundit për rolin e Belle në filmin “E bukura dhe bisha”.

Ky film me regjisor Benicio Del Toron pritet të shfaqet në vitin 2014 dhe sipas ‘Variety’ do të quhet vetëm ‘Beast’ (Bisha).

Ende nuk dihet se kush tjetër do të jetë pjesë e kastit të këtij filmi, madje nuk është bërë e ditur se kush do të marrë përsipër rolin e bishës.

Historia e filmit E bukura dhe Bisha është publikuar fillimisht në Francë në vitin 1740 dhe që nga ajo kohë është përshtatur për teatër. Suksesi i kësaj historie erdhi në vitin 1991, kur filmi i animuar fitoi 2 çmime Oscar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)