27 Prill 2024

Eminem, numri 1 në SHBA në 2010-n

Los Anxhelos, 7 janar - Albumi i reperit Eminem, Recovery, u rendit i pari përsa i përket shitjeve në vitin 2010 me 3,42 milion kopie, raportoi gjatë ditës e specializuara për shitjet muzikore, Nielsen SoundScan.

Në këtë mënyrë, ai shndërrohet në njeriun e parë që arrin të ketë albumin më të shitur në dy vjet, që prej nisjes së punës së SoundScan, në vitin 1991. Në vitin 2002, albumi “The Eminem Show” shiti 7,61 milion kopie në SHBA.

“Need You Now” i Lady Antebellum u rendit në vendin e dytë me 3,09 milion kopie të shitura, ndjekur nga “Speak Now” i këngëtares Taylor Swift, me 2,96 milion.

Ndërkohë, California Gurls, e kënduar prej Kate Parry-t ishte kënga më e shkarkuar prej internetit, pothuajse 4,4 milion herë. Ajo mundi “Hey Soul Sister” të grupit rock Train, shkarkuar në 4,31 milion raste.

Bashkëpunimi i Eminem me Rihanna, “Love the way you lie” u rendit në vendin e tretë të këngëve më të shkarkuara prej internetit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)