06 Maj 2024

Eliza Dushku të shtunën në Kosovë

Prishtinë, 9 gusht - Aktorja me famë botërore, Eliza Dushku së bashku me artistët shqiptar Fadil Berisha, Blerim Destani, dhe Inva Mula po vazhdojnë turneun e tyre në Shqipëri në përpjekje të promovimit të turizmit, ku në fund të dhjetë ditëshit do të prodhojnë një dokumentar.

Shqiptarët e famshëm kanë pozuar me disa të rinj të reja të veshur me rroba kombëtare, dhe po vazhdojnë të shkelin çdo pëllëmbë të Shqipërisë.

Ndërkaq, Eliza Dushku në Twitter-in e saj ka shkruar se pavarësisht pa gjumësisë, ajo është duke kaluar mirë.

“Nuk është keq. Dy netë pa gjumë dhe gati 20 orë rrugë" ka shkruar Dushku.

Ajo ka paralamëruar se këtë të shtunë do të vizitojë Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)