Elina Duni, të shtunën koncert në Prishtinë

Prishtinë, 20 qershor - Elina Duni do të prezantohet të shtunën me koncert të hapur në Prishtinë. Për këtë paraqitje të saj është mësuar edhe nga posteri tashmë i publikuar.
Këngëtarja e njohur shqiptare Elina Duni do të prezantohet me këngët nga albumi i saj i fundit Muza e Zezë, e cila do të jetë e përcjell edhe nga këngëtari tjetër shqiptar, Vlashent Sata.
Koncerti, i cili do të mbahet në Sheshin Nëna Terezë në Prishtinë, më 21 qershor, është mbështetur nga Ambasada Franceze, Komuna e Prishtinës dhe Alliance Française.