07 Maj 2024

Ego Band këtë javë lanson klipin e dytë

Prishtinë, 13 shtator - Pas ndryshimeve të shumta në formimin e tyre si grup, anëtarët e “EGO bend” arritën që me sukses të realizojnë këngën e tyre të dytë, “Give It To Me”.

Grupi i formuar në vitin 2005, tani i përbërë nga Agimi, Ana, Genci dhe Miri brenda këtij muaji, do të prezantohen për herë të parë bashkë tek publiku me videoklipin e tyre të ri.

Rrugëtimin e tyre drejt formimit, sukseset, stilin muzikor dhe planet brenda vitit, ata i kanë zbuluar në një intervistë për “Tribuna Shqiptare”.

“Kënga e re mban titullin, “Give It To Me”. Kënga është kompozuar dhe realizuar nga Agimi dhe Miri në studion e këtyre të dyve ‘AM Music Production’. Ndërsa, xhirimet e klipit i ka bere stafi i ‘AM Production’ dhe ‘Fenix Production’. Përgjithësisht, kënga dhe klipi janë realizuar shumë mirë”, njoftojnë anëtarët e grupit.

Ndryshe, “Grupi “EGO band” u formua në vitin 2005 dhe në mars të 2005-ës lansuan këngën dhe video klipin e parë.

“Kënga titullohej “Çdo gjë mori fund” dhe pati një sukses të jashtëzakonshëm. Më pas, ndodhën disa ndryshime brenda grupit dhe ishte vetëm para një viti kur u njoftuam me Mirin, pastaj me Anën.

Tani grupi ynë përbëhet nga katër anëtarë: Ana Kabashi –Vokal, Agim Kita -Daulle, Genc Morina-Kitare dhe Miri Nushi –Keyboard”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)