21 Prill 2025

Edward Norton dhe Shauna Roberts bëhen me djalë

New York, 18 prill - Edward Norton dhe e fejuara e tij, Shauna Roberts, janë bërë me djalë. Sipas ‘Us Weekly’, çifti ka sjellë në jetë djalin para një muaji, por ka arritur ta mbajë të fshehtë lajmin.

Një burim tha për revistën: “Edi është shumë i lumtur që është bërë baba.”

Aktori amerikan ka qenë më parë i lidhur me Courtney Love dhe Salma Hayek. Ai dhe producentja kanadeze e filmave janë fejuar në vitin 2011, pas gjashtë vitesh lidhjeje.

Edward Norton është bërë i famshëm me interpretimin e tij në filmin ‘Fight Club’ të vitit 1999.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)