29 Mars 2024

Edicion i suksesshëm i Kanës për institucionin e Kinematografisë

Prishtinë, 1 qershor - Promovimi i projekteve filmike nga Kosova në këtë edicion të tregut të Kanës u karakterizua me takime të shumta me programerë festivalesh, producentë, distributorë, drejtues fondesh publike, autorë; komentues, kritikë dhe organizata promovuese të filmit.

Ndërsa në ditën e katërt të festivalit, me 21 maj, siç ishte e planfikuar, u nënshkrua marrëveshja ndërshtetërore për bashkëprodhimin kinematografik në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës.

“Kjo marrëveshje është konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera ndër-shtetërore dhe njëherit shënon forcim të afërsisë kulturore në mes të Kosovës dhe Francës. Moment krenarie. Urime komunitetit të filmit, suksese në realizime të përbashkëta filmike kosovaro-franceze” u shpreh Ministri Çeku me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes.

“Potenciali i një ndërveprimi të shtuar në mes talentit e frymës së kinemasë kosovare me kulturën dhe traditën e jashtëzakonshme të kinemasë franqeze, e bëjnë këtë marrëveshje bilaterale të radhës me rëndësi të veçantë për të dyja komunitetet filmbërëse. Ky zyrtarizim i bashkëpunimit përderisa i rregullon bashkëprodhimet filmike në një kontekst bashkëkohor evropian, njekohësisht edhe hapë rrugë më të sigurtë për inicimin dhe rritjen frekuencës së bashkëprodhimeve të reja” u shpreh drejtuesi i QKK-së, Lum Çitaku.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Republikën e Francës, Ministri Çeku, drejtuesi i QKK-së Lum Çitaku, dhe shefja e kabineit znj. Krasniqi, patën takim të frytshëm me znj. Trautmann dhe znj. Baudais (Presidenten dhe drejtoreshën) e Euroimazhit - fondit më të rëndësishëm evropian të filmit i themeluar nga Këshilli Evropian. Prezent ishin edhe Ambasadori i Kosovës në Francë, z. Halimi, si dhe Valon Ibraj dhe Donato Giuliani nga Ambasada e Francës në Kosovë e cila ishte facilituese e takimit.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)