Edi Shukriu laureate e çmimit për trashëgimi kulturore

Laureat të sivjetshëm, sipas vlerësimit të jurisë, janë: Edi Shkuriu, të cilës i ndahet Çmimi për Veprimtari Jetësore në fushën e trashëgimisë kulturore Dea Dardanicae; Çmimi Vjetor për Merita të Veçanta në fushën e trashëgimisë kulturore Shtjefën Gjeçovi i ndahet Prof. Jean-Luc Lamboley; Çmimi Vjetor për Vepër Shkencore në fushën e trashëgimisë kulturore Zef Mirdita i ndahet Jusuf Buxhovit; Çmimi Vjetor për Menaxhim Institucional në fushën e trashëgimisë kulturore Muhamed Shukriu i ndahet Arton Hoxhës.
Ministri Kujtim Shala, u shpreh se dhënia e çmimeve në fjalë, përpos që është vlerësim dhe mirënjohje, është edhe një nxitje dhe kujdes për ekspertët të cilët merren me trashëgimi kulturore.
Bazuar në Rregulloren Nr.09/2016 për Dhënien e Çmimeve në Trashëgimi Kulturore, çmimet janë të shoqëruara me shpërblime financiare. Çmimi për Veprimtari Jetësore Dea Dardanicae shpërblehet me pesë mijë euro (5000 ), ndërsa çmimet tjera vjetore Shtjefën Gjeçovi; Zef Mirdita dhe Muhamed Shukriu shpërblehet me nga 2500 euro.
Juria profesionale ka qenë në përbërje të: Ukë Xhema, etnolog; Arben Hajdari, arkeolog; Florina Jerliu, arkitekte; Muhamet Mala, historian; dhe Lajde Kolgjeraj, kryetare e Ansamblit Etnokulturor Katarina Josipi.
Ceremonia e ndarjes së Çmimeve do të organizohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në ditët në vijim.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka themeluar çmimet për trashëgimi kulturore, dhe nëpërmjet tyre, synon të përkrah personalitet që kontribuojnë në ruajtjen, studimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës.