04 Maj 2024

Dueti me Rihannan, hiti më i madh i Eminemit

New York, 5 dhjetor - Kënga e Eminemit, “Love The Way You Lie”, të cilën e ka realizuar në duet me këngëtaren Rihanna, është cilësuar si kënga më e suksesshme e reperit.

Krijuesi i hitit “Stan” bashkëpunoi me këngëtaren e  “Umbrella” për albumin e tij të vitit 2010, “Recovery”, ndërsa dueti i tyre kryesoi top-listat anembanë botës.

Ndërsa tani, Shoqata e industrisë së incizimeve në Amerikë e ka cilësuar këngën “Love The Way You Lie” si hitin më të madh në karrierën 12-vjeçare të Eminemit, pasi ka shitur më shumë se pesë milionë kopje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)