03 Maj 2024

Divorcohen Tom Cruise dhe Katie Holmes

Hollywood, 30 qershor - Martesa e tretë e Tom Cruise përfundoi pas 5 vjetësh, të paktën këtë tregojnë raportet në media, sipas të cilave ylli hollivudian dhe bashkëshortja e tij, aktorja Katie Holmes po përgatisin dokumentet e divorcit.

I pari që përcolli lajmin ishte site \"People\", i specializuar në yjet e Hollivudit.

“Bëhet fjalë për një cështje private mes Katie-t dhe familjes së saj”, tha avokati i 33-vjeçares që ngjiti shkallët e karrierës me serialin televiziv  “Dawson`s creek” e më pas me filma të një buxheti të madh si “Batman Begins”.

Shqetësimi kryesor i Katie-t, vazhdon ai, është e bija 6 vjecare Suri, ashtu sic ka qenë gjithmonë.

Martesa e tyre në liqenin Braçiano të Italisë në 2006-ën, qe luksoze dhe e sofistikuar, kurorëzimi perfekt i një lidhjeje që pushtoi vëmendjen e medias.

Që nga momenti kur takoi bashkëshortin e saj të ardhshëm, Holmes interpretoi në disa filma të rëndësishëm dhe besohet gjërësisht se influenca e të shoqit ndikoi shumë në këtë drejtim.

Por përfitimet nga fama e tij, erdhën me një kosto për aktoren e re: Cruise, kontrollonte sipas gjasave, cdo projekt filmi të së shoqes, e madje edhe më shumë se aq.

Vetë 49-vjeçari, sipas përfaqësuesit të tij, është thellësisht i trishtuar nga vendimi i Katie-t për të kërkuar divorcin, e sic thotë, nuk e priste një gjë të tillë.

Tom Cruise ka qenë i martuar dy herë më parë, në fillim me aktoren Mimi Rogers, e më pas me Nicole Kidman, karriera e së cilës, sipas revistës Forbes, ishte e mbytur deri në momentin kur lidhja e tyre mori fund.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)