02 Maj 2025

Divorci i dha frymëzim, Jennifer Lopezit për albumin e ri

Kaliforni, 24 mars - Jennifer Lopez ka deklaruar se ndarja nga Marc Anthony në vitin 2011 i ka dhënë shumë material për albumin e saj të ri. 


“Tema ime e preferuar është dashuria. Gjithmonë ka qenë kështu pasi ajo më motivon. Për atë mendoj gjatë gjithë kohës. Por, ajo që mendoja për dashurinë në 9 albumet e mia të para është ndryshe nga ajo që mendoj tani pas gjithë gjërave që kam kaluar”, tha këngëtarja latine për popcrush.com.

“Qëllimi im ishte të tregohesha e ndershme me muzikën time të re”, shtoi Lopez, e cila tha gjithashtu se nuk ka ndryshuar aspak nga fama e fituar.
“Gjithmonë jam vetvetja. Jam po ajo vajzë që kam qenë, vetëm se më e rritur dhe me më shumë eksperiencë”, shpjegoi JLo.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)