Dita e Diasporës mbahet në Prekaz

Prishtinë, 1 gusht - Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike me rastin e Ditës së Diasporës organizon manifestimin qendror në Prekaz te Skenderajt.
Me ketë rast Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, së bashku me homologun e tij nga Republika e Shqipërisë, Pandeli Majko, do të vendosin kurora lulesh te varrezat e familjes Jashari, së bashku me bashkatdhetarët.
Ndërsa me pas do te mbahet koncert festiv me këngëtarë të njohur në sheshin “Adem Jashari”, Skenderaj.