26 Prill 2024

Diskutohet roli i të rinjve dhe politikat rinore për trashëgiminë kulturore

Prishtinë, 20 maj - OJQ Youth are the real Leaders (YARL) organizon panel diskutimi me temë “Roli i të rinjve dhe politikat rinore për trashëgiminë kulturore”.

Ky panel do të trajtoj këtë tematikë duke mbuluar tri perspektiva, një nga institucionet qëndrore, institucionet lokale dha nga shoqëria civile.

Ky panel do të jetë i ndarë në tri pjesë. Në pjesën e parë të këtij panel diskutimit do të paraqitet një hulumtim i realizuar për njërin nga objektet në listën e trashëgimisë arkitekturore, Muzeun “Shtëpitë shkolla” të njohur si Shtëpia e Herticëve dhe do të jepen rekomandime e dala nga ky hulumtim për akterët relevant.

Në pjesën e dytë do të jetë diskutim me ekspertët e fushës të ftuar në  këtë panel dhe pjesa e tretë do të jetë diskutim i hapur për publikun.

A janë të përfshirë të rinjët në strategjinë e institucioneve për ruatjen dhe promovim e trashëgimisë dhe sa janë të intersuar të rinjtët për këtë fushë? Cfarë do të bëjnë së bashku këta tre akter e më shumë informata rreth kësaj teme do të diskutojmë gjatë panelit.

Rreth këtyre temave do të përqendrohet ky diskutim për të parë nevojat e të rinjëve dhe organizatave të cilat merren me këtë fushë dhe sa po punojnë institucionet në këtë drejtim.

Por jo vetëm, pjesa e fundit do të jetë e hapur edhe për publikun dhe mediat të cilët do të kenë mundësinë të bëjnë pyëtje direke këtyre tre akterëve relavant.

Numri i mysafirëve do të jetë i limituar në përputhje me masat dhe rrethanat aktuale me Covid-19.  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)