Diskutohet për tolerancën dhe sigurinë njerëzore e të rinjve në Kosovë

Prishtinë, 27 nëntor - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) organizon konferencën me temën “Toleranca & Siguria Njerëzore e të Rinjve në Kosovë” në kuadër të Departamentit të Rinisë, përkatësisht Sektorit për Siguri Njerëzore.
Qëllimi i konferencës është reflektimi mbi të arriturat e vitit 2018 nga ky sektor në përkrahjen dhe fuqizimin e të rinjve në fushën e sigurisë njerëzore si dhe roli i OSBE në bashkëpunimin edhe më tutje me MKRS në fushën e sigurisë për të rinj.