03 Maj 2024

Dhuro një libër për bibliotekën

Mitrovicë, 27 korrik - Nisma e Lumine Kasës, një punëtore e bibliotekës ndërkomunale “Latif Berisha” në Mitrovicë për pasurimin e fondit librar nëpërmjet aksionit “Dhuro një libër për bibliotekën” ka gjetur përkrahje nga shumë autorë, qytetarë dhe dashamirë të librit.

Ajo thotë se ky aksion është ndërmarrë për shkak të nevojës së madhe për tituj aktualë të librave, të cilët mungojnë në këtë bibliotekë.

Sipas saj, fondi librar është pasuruar rrallë me libra të rinj për të cilat kërkesa e lexuesve është më e madhe. “Zakonisht kërkesat më të mëdha të lexuesve janë për librat e rinj që botohen, për të cilat biblioteka nuk ka ndonjë fond dhe mundësi që t’i siguroj”.

Kasa thotë se për këtë aksion, i cili po tregohet shumë i suksesshëm ka pasur edhe mbështetjen e drejtorit të bibliotekës si dhe të Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Mitrovicës. “Aksioni ka nisur me 10 korrik dhe do të zgjas deri me 10 gusht, kur do të organizohet edhe një ekspozitë me titujt e librave të dhuruar”.

Një prej atyre që ju ka përgjigjur pozitivisht këtij aksioni është edhe Halil Bashota, i cili ka dhuruar dhjetë ekzemplarë të librit të tij të parë me poezi “Të jetosh një kohë tjetër”.  Ai tha se është një aksion shumë më vend dhe librat e tij i ka dhuruar me shumë dëshirë.

Ndërsa, Artan Osmani, drejtor i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i cili ka marrë pjesë në pranimin e dhjetë librave të poetit, Halil Bashota, e ka falënderuar atë dhe të gjithë ata që janë duke ndihmuar në këtë aksion. “Ne jemi shumë mirënjohës për të gjithë  ata që kanë dhuruar libra për bibliotekën tonë duke ndikuar në rritjen e fondit librar dhe pasurimin me tituj të ti”.

Ai tha se në këtë kuadër edhe Drejtoria e Kulturës ka ndarë 5 mijë euro për blerjen e librave të rinj për bibliotekën “Latif Berisha”.     
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)